Home / Lajme / Maqedoni / Tetovarit në banesë i gjenden sende të vjedhura (VIDEO)

Tetovarit në banesë i gjenden sende të vjedhura (VIDEO)

Tetovë, 07 tetor – Me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në banesën e 49 vjeçarit N.L nga Tetova janë gjetur lloje të ndryshme të veshjeve si dhe kundra dhe puma, për të cilët ekzistojnë dyshime se janë nga disa vjedhje në objekte në Tetovë.

Policia e Tetovës ka bastisur banesën e 49 vjeçarit N.L që ndodhet në rrugën Boris Kidriç në Tetovë.

“Gjatë bastisjes të realizuar me urdhër të gjykatës, në komodinën e dhomës së fjetjes janë gjetur tre paktime prej plastike me përbërje të panjohur, lloje të ndryshme të veshjeve (dy palë pantollone farmerka, bluza, këmisha dhe dy pallto) si dhe kundra dhe puma, për të cilët ekzistojnë dyshime se janë nga disa vjedhje në objekte në Tetovë. Krahas kësaj në një hapësirë tjetër është gjetur një Lap-top i vogël, celularë, dhe një maskë e zezë, njofton policia e Tetovës e cila ka konfiskuar sendet e gjetura ndërsa N.L është arretsuar dhe mbajtur në Stacionin policor në Tetovë. Pas zbardhjes së të gjitha detajeve me sendet e gjetura, N.L do të përballet me padi adekuate njoftojn nga policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *