Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: 21 vjeçarja e mbytur në lumin Vardar ishte shtatzënë (VIDEO)

Tetovë: 21 vjeçarja e mbytur në lumin Vardar ishte shtatzënë (VIDEO)

Tetovë, 13 tetor – Policia ka identifikuar vajzën 21 vjeçare që u gjet e vdekur sot në mëngjes në ujërat e lumit Vardarit në afërsi të fshatit Saraçinë të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas SPB Tetovë, bëhet fjalë për vajzën S.A., e cila këtë mëngjes rreth orës 10:00, u gjet e vdekur nga burri i saj Z.A (22) dhe të afërmit të cilët menjëherë raportuar ngjarjen në polici.
Vajza vdekur nga i njëjti fshat, pardje mbrëma rreth orës 00:30 është raportuar në polici nga bashkëshorti i saj, Z.A, se gruaja e tij ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 19 dhe kishte ikur në një drejtim të panjohur, njofton , transmeton Televizioni Koha.

Në vendin e ngjarjes ishin prezent prokurori publik dhe ekipi i mjekësisë ligjore, ndërsa trupi i viktimës është dorëzuar për autopsi. Fillimisht në trupin e vajzës nuk kishte gjurmë të dhunës, dhe rezultatet e autopsisë do të shpallen më vonë.
Jo zyrtarisht, siç mësojmë, çifti i ri kishte qenë i martuar për afro pesë muaj, dhe vajza vdekur ishte shtatzënë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *