Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Therret me thikë pronari i restoranit ku perfomoi Kallashi (VIDEO)

Tetovë: Therret me thikë pronari i restoranit ku perfomoi Kallashi (VIDEO)

Tetovë, 30 tetor – Një zënkë me thikë në oborrin e një lokalit hotelerik në fshatin Zhelinë e cila ka përfunduar me një të lënduar rëndë. Zënka ka ndodhur mbrëmë në mesnatë njofton policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Policia ka njoftuar se prishja e rendit dhe qetësisë publike ka ndodhur në mes 34 vjeçarit D.F nga Zhelina dhe tetovarit 26 vjeçar J.A.

“Në këtë zënkë fizike banori i Zhelinës është lënduar me thikë, ndërsa i dyshuar se këto plagë në kraharorë dhe në dorë ia ka shkaktuar tetovari, me të cilin fillimisht kanë pasur një fjalosje ndërsa më pas zënka ka esklauar në rahje. Të afërm të lënduarit me veturë shpejtë e kanë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është transferuar në Klinikat e Shkupit. Sipas të dhënave me të cilët disponon SPB-ja, personi i lënduar nuk ka qenë në gjendje të komunikojë, por nuk ndodhet në rrezik për jetën. I dyshuari nga Tetova, me dy persona të tjerë në mesin e të cilëve edhe një vajzë me taksi veturë janë drejtuar për në Tetovë dhe pak më vonë janë arrestuar dhe janë mbajtur, ndërsa tre persona të tjerë pas arrestimit janë lëshuar”, njoftoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë Marijan Josifovski, transmeton Televizioni Koha.

Me urdhër të gjykatësit hetues është bërë hetim në vendin e ngjarjes, janë marrë gjurmë, thika me të cilën dyshohet se është kryer lëndimi i D.F. Janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit. Gjatë fundjavës së kaluar në këtë lokal hotelerik në Zhelinë ka performuar valltarja kosovare Kallashi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *