Home / Lajme / Rajon / Thaçi i nxjerr nga loja Kurtin e Limajn

Thaçi i nxjerr nga loja Kurtin e Limajn

31 tetor-Por lufta e fundit deklarative në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt, e vë në një pozitë me të favorshme liderin e LDK-së Isa Mustafa, që të bëjë koalicion me PDK-në për t’i krijuar institucionet e reja.

Gatishmëria e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, për të hyrë në ‘pazare’ me partitë e qendrës së djathtë, për krijimin e institucioneve të reja, i ka nxjerrë nga loja Lëvizjen Vetëvendosje dhe NISMA-në për Kosovë, parti këto që kanë program majtist.

Kësisoj partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, si partner të mundshme në qeverinë e ardhshme po i sheh vetëm LDK-në dhe AAK-në. “Jam i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e krahut të djathtë”, ka thënë Thaçi.

Por lufta e fundit deklarative në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt, e vë në një pozitë me të favorshme liderin e LDK-së Isa Mustafa, që të bëjë koalicion me PDK-në për t’i krijuar institucionet e reja.

Pro një koalicioni me LDK-në, janë shprehur edhe disa deputetë të PDK-së. Rrustem Mustafa dhe Bekim Haxhiu vazhdimisht insistojnë që Kosova për katër vjetët e ardhshme duhet të qeveriset nga këto dy parti. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *