Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi rizgjidhet ne krye të PDSH-së (VIDEO)

Thaçi rizgjidhet ne krye të PDSH-së (VIDEO)

Tetovë, 12 tetor – Kongresi i gjashtë i Partisë Demokratike Shqiptare poashtu ka sjellur edhe rezolutën ku kërkohet depolitizomi i institucioneve të drejtësisë, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjidhja e kontesteve me fqinjët sidomos në Greqinë, përshpejtimi për integrim në NATO, pavarësia e medieve dhe nxjerrjen e ligjit elektoral që parandalon manipulimet në zgjedhje

Menduh Thaçi edhe katër vjet më tej do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike Shqiptare. Ai në Kongresin e Gjashtë partiak ka marrë shumicën e votave nga 677 delegat të pranishëm. Pas zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike Shqiptare, në fjalimin e tij kryetari Thaçi, ka theksuar edhe njëherë se PDSH-ja, është e vetmja parti që mbron interesat e shqiptarëve. Thaçi gjatë fjalimit të tij, nënvizoi se vërehet mungesa e ish kryetarit tashmë të ndjerë Arbën Xhaferi, kurse theksoi se do të vazhdoi politikën e tij që mbron shqiptarët, raporton Televizioni Koha.

Në këtë kongres poashtu janë zgjedhur edhe katër nënkryetarë dhe sekretari gjeneral, kryesia qendrore dhe kuvendi qendror. Nënkryetarë do të jenë Valbona Toska, Bardyl Dauti, Agron Zeqiri dhe Orhan Ibrahimi, kurse sekretar gjeneral Azem Sadiku.Kongresi i gjashtë i Partisë Demokratike Shqiptare poashtu ka sjellur edhe rezolutën ku kërkohet depolitizomi i institucioneve të drejtësisë, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjidhja e kontesteve me fqinjët sidomos në Greqinë, përshpejtimi për integrim në NATO, pavarësia e medieve dhe nxjerrjen e ligjit elektoral që parandalon manipulimet në zgjedhje, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *