Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi takon ambasadorin italian Bellellin (VIDEO)

Thaçi takon ambasadorin italian Bellellin (VIDEO)

Tetovë 02 tetor – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi sot në selinë qendrore të partisë priti në takim Ambasadorin e Italisë, Ernesto Massimino Bellelli, njohtojnë nga PDSH-ja, transmeton Televizioni Koha.

Sipas komunikatës së kësaj partie kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale politike në vend, incidentit në Parlament, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe integrimit në NATO dhe BE.

” Në lidhje me marrëdhëniet dhe tensionet ndëretnike Kryetari Thaçi potencoi se politika e PDSH-së mundohet të paraqet një preventivë në këtë drejtim dhe kjo preventivë është Platforma e re e Partisë Demokratike Shqiptare. Kryetari Thaçi vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë. Kryetari Thaçi potencoi se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë “, thuhet në komunikatën e PDSH-së, transmeton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *