Home / Lajme / Maqedoni / Tre të lënduar në një aksident në Stençe

Tre të lënduar në një aksident në Stençe

23 tetor-Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski tregoi se në këtë aksident është përfshirë një kamion Mercedes me targa të Gostivarit drejtuar nga J.K (51) nga fshati Larce-Tetovë dhe vetura e tipit Renault Kango, gjithashtu me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.S (33) nga fshati Çegran i Gostivarit

Tre vetë u plagosën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në ora 9:20 në fshatin Stençe-Tetovë.

Dy janë transferuar në spital në Shkup për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, njëri është mbajtur në Tetovë.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski tregoi se në këtë aksident është përfshirë një kamion Mercedes me targa të Gostivarit drejtuar nga J.K (51) nga fshati Larce-Tetovë dhe vetura e tipit Renault Kango, gjithashtu me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.S (33) nga fshati Çegran i Gostivarit.

Në këtë aksident pasagjerët e tjerë të veturës, B.A (58) nga fshati Çajle i Gostivarit dhe A.H (48) nga Çegrani kanë pësuar lëndime të rënda pasi trajtohen në spitalin klinik të Tetovës si raste emergjente janë dërguar në klinikat e Shkupit. Sipas të dhënave paraprake, ata nuk e kishin jetën në rrezik .Shoferi i veturës, gjithashtu pësoi dëmtime dhe u shtrua në spitalin e Tetovës.

Me autorizim të prokurorit publik janë kryer inspektimet nga ekipi i SPB – Tetovë pas të cilit do të dihet në vazhdim për shkakun e aksidentit

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *