Home / Lajme / Rajon / UEFA ia dhuron fitoren 3-0 Serbisë?

UEFA ia dhuron fitoren 3-0 Serbisë?

24 tetor-Sipas vendimit të shpallur mëngjesin e sotëm, Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë të dyja federatat ballkanike, ndërkohë që kombëtarja e Dick Advokaatit do të luajë dy ndeshje pa tifozë.

45Share
3Tweet
0Share
Institucioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, ka vendosur t’i dhurojë Serbisë fitoren 3-0 për ndeshjen e ndërprerë ndaj Shqipërisë, raportojnë mediat nga Shqipëria.

Vendimi i Komisionit Disiplinor dhe të Etikës në UEFA për ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41-të më 14 tetor në Beograd për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”, u morr qysh dje, por u dha vetëm sot në mëngjes.

Kështu Shqipëria ka marrë përgjigjen më pak të pritur nga UEFA, duke humbur ndeshjen 3-0 në tavolinë ndaj Serbisë. Por edhe pse iu dhurua fitorja, Serbia nuk do të përfitojë pikë, pasi si ndëshkim asaj do t’i hiqen 3 pikë.

Sipas vendimit të shpallur mëngjesin e sotëm, Komisioni Disiplinor ka ndëshkuar me 100 mijë euro gjobë të dyja federatat ballkanike, ndërkohë që kombëtarja e Dick Advokaatit do të luajë dy ndeshje pa tifozë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pas këtij vendimi se do t’i drejtohet Komisionit të Apelit për vendimin e UEFA-s.

Pala serbe akuzohej në këtë çështje për disa pika, duke filluar nga dështimi i masave organizative, te hyrja e tifozëve në fushë, goditja e lojtarëve të skuadrës së Shqipërisë dhe koret raciste.

Ndërsa pala shqiptare akuzohej për refuzim të futjes në lojë pas ndërprerjes së ndeshjes dhe hyrjen e dronit me banderolën me simbolet shqiptare. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *