Home / Lajme / Maqedoni / USHT-ja arsyetohet

USHT-ja arsyetohet

20 tetor-Ai arsyetoi edhe pagesën e 100 denarëshit për paralametin studentorë duke thën se edhe akuza tjetër, kinse udhëheqësia e tanishme u ka vënë pagesë shtesë prej 100 denarëve studentëve, kur ata e regjistrojnë vitin akademik, e cila pagesë shkon për fondin e Parlamentit Studentor si organizatë e pavarur studentore, është e paqenë dhe e pabazuar

Para objektit të USHT-së, në Shkup ashtu siç paralajmëroi Iniciativa studentore pranë këtij universiteti, u mblodhën një grup studentësh të viteve të treta dhe katërta të cilët protestuan. Studentët e fakultetit të shkencave matematiko-natyrore, protestuan për mungesë të orarit dhe msombajtjen e ligjëratave që nga fillimi i semestrit të parë.Që në fillim të protestës, si që raporton gazetari i Portalb, përgjegjësi për studimet e disperzuara të USHT në Shkup, Fati Iseni u është drejtuar atyre duke u thënë se “nuk kanë çfarë kërkojnë këtu, por duhet të protestojnë në Tetovë”.

“Sepse me vendim të Senatit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, por edhe në Konkursin e përvitshëm të pranimit të studentëve të rinj, është e theksuar qartazi, se nuk do të mund të zhvillohet mësimi për ato grupe, që do të kenë më pak se 20 studentë, rregullativë të cilën ne si udhëheqësi e rektoratit e kemi ulur në 15 studentë, vetëm e vetëm që t’ua mundësojmë studentëve tanë vijim e studimeve nëpër programet e disperzuara në të gjitha qytetet e lartpërmendura. Prandaj, çdo interpretim tjetër që mund të bëhet me këtë rast, nuk përkon me realitetin objektiv dhe është në shërbim të qarqeve, që nuk ia duan të mirën USHT-së, dhe në veçanti, dëmtojnë rëndë procesin edukativ-arsimor në qytetin e Shkupit”, tha ai.

Ai arsyetoi edhe pagesën e 100 denarëshit për paralametin studentorë duke thën se edhe akuza tjetër, kinse udhëheqësia e tanishme u ka vënë pagesë shtesë prej 100 denarëve studentëve, kur ata e regjistrojnë vitin akademik, e cila pagesë shkon për fondin e Parlamentit Studentor si organizatë e pavarur studentore, është e paqenë dhe e pabazuar.

“Sipas dokumenteve të arkivuara, që po ua prezantojmë medieve, ky participim studentor nuk paraqet asnjë risi, për më tepër, ai paguhet nga ana e studentëve që nga viti i zyrtarizimit e deri më sot, edhe atë për të vetmin qëllim, që studentët të mund të realizojnë aktivitetet e tyre të ndryshme, si: anëtarësimi nëpër organizatat e ndryshme studentore në vend, rajon dhe jashtë vendit, pjesëmarrja nëpër forume të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspedita studentore, manifestime të ndryshme kulturore dhe sportive, etj. Pagesa simbolike prej 100 denarëve është në funksion të fuqizimit te pavarësisë financiare te Parlamentit studentor, si dhe të realizimit sa më efikas të projekteve që janë ne interesin e studentëve. Gjithsesi jemi te vetëdijshëm se ky fond i krijuar as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat dhe nevojat e studentëve për aktivitetet e tyre, por do te mbetem të vendosur që të njëjtat të mbështeten financiarisht edhe në të ardhmen nga fondet e USHT-së”, tha Ramadani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *