Home / Lajme / Maqedoni / USHT ndau 53 bursa për studentët e dalluar (VIDEO)

USHT ndau 53 bursa për studentët e dalluar (VIDEO)

Tetovë, 30 tetor – Universiteti Shtetëror i Tetovës gjatë ditës së sotme ka ndarë 53 bursa studentore për vitin akademik 2014-2015, njofton Televizioni Koha.

Ceremonia për ndarjen e certifikatave të bursistëve u zhvillua në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e studentëve.

Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti në fjalën e tij drejtuar auditorit tha se, dita e sotme është e veçantë për të gjithë ne në Universitetin Shtetëror të Tetovës, besoj edhe për të gjithë Ju që merrni pjesë në këtë organizim të rëndësishëm akademik. Ai, më tej shtoi se, në këtë takim, në përputhje me vendimet e Senatit të USHT-së, ne do të ndajmë 53 bursa studentore për vitin akademik 2014/2015 për studentë të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara, transmeton Televizioni Koha.

“Pra, sot ne do të ndajmë bursa për këto kategori të studentëve, edhe atë: Studentët e studimeve deridiplomike, me mesatare të suksesit gjatë studimeve 9.5 e më lartë; Studentëve që kanë kryer studimet me mesatare 9.8, Universiteti ynë ju mundëson studime falas në ciklin e dytë, dhe studentëve që kanë mbaruar me mesatare 10, u sigurojmë bursa për t’i vijuar studimet jashtë shtetit dhe ju mundësojmë të jenë pjesë e stafit akademik në Universitetin tonë, gjithnjë duke e respektuar këtë kriter, prej fillimit të këtij viti akademik në procesin mësimor shkencor kemi punësuar mbi 30 asistentë, që vitin e kaluar i mbaruan studimet e tyre me notë mesatare 10”, shtoi mes tjerash Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti, transmeton Televizioni Koha.

Njëherit, Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti premtoi se edhe në të ardhmen do ta mbështesin dhe motivojnë këtë kategori të studentëve, por, do të shqyrtojnë edhe mundësi të tjera për ta zgjeruar ofertën në funksion të afirmimit të vlerave, përkushtimit në studime dhe hulumtimit shkencor. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *