Home / Sport / Vardari dhe Shkëndija arrijnë marëveshje – pa tifozë mysafirë në ndeshjet në Tetovë dhe Shkup

Vardari dhe Shkëndija arrijnë marëveshje – pa tifozë mysafirë në ndeshjet në Tetovë dhe Shkup

17 tetor-Vendimi për mërëveshjen e arritur KF Shkëndija dhe KF Vardari e prezantuan në mbledhjen teknike të organizuar në ‘Shtëpinë e futbollit’ në të cilën morën pjesë persona përgjegjës nga Ministria për Punë të Brendshme e R.M., përfaqësues nga Komisioni për siguri pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe personat zyrtar nga sektori garues i FFM-së, raporton Tv Koha-Tetovë.

Vardari dhe Shkëndija arrijnë marëveshje – pa tifozë mysafirë në ndeshjet në Tetovë dhe Shkup

Përfaqësuesit zyrtarë të KF Shkëndijës dhe KF Vardarit kanë arritur marëveshje të përbashkët që grupet e tifozëve dhe simpatizuesit e dy klubeve mos marin pjesë në dy ndeshjet që pasojnë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit në Tetovë dhe Shkup.

Vendimi për mërëveshjen e arritur KF Shkëndija dhe KF Vardari e prezantuan në mbledhjen teknike të organizuar në ‘Shtëpinë e futbollit’ në të cilën morën pjesë persona përgjegjës nga Ministria për Punë të Brendshme e R.M., përfaqësues nga Komisioni për siguri pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë dhe personat zyrtar nga sektori garues i FFM-së njofton Tv Koha-Tetovë.

KF Shkëndija dhe KF Vardari në bashkëpunim me Federatën e futbollit të Maqedonisë kategorikisht kanë cekën se do t’i kundërvihen gjuhës së urejtjes dhe nacionalizmit, të vandalizmit dhe jo tolerancës, për çka bashkarisht vlerësojnë se duhet të jenë sa më larg arenave sportive dhe për këtë do të ndërmeren të gjithë masat në drejtim të përmirësimit të ambientit futbollistik, raporton Tv Koha-Tetovë.

Federata e futbollit të Maqedonisë në aktivitet të përbashkët me dy klubet sërisht rikutjon se në futboll nuk ka vend për nacionalizëm, jo tolerancë dhe dhunë. Federata e futbollit të Maqedonisë ndërlidhet me platformën e UEFA-së dhe FIFA-s për respektimin e lojës dhe gjithë segmenteve të saj. Të respektohet loja, të respektohen rregullat, arbitrat, kundërshtarët, tifozët, transmeton Tv Koha.

Të respektohen dallimet.
Në terenet sportive duhet të mbizotërojë shpirti sportive dhe mbështetja. Ndeshjet të jenë festë për dashamirët e vërtetë të futbollit, ndërsa të gjithë ata që vërtet nuk e duan sportin dhe futbollin duhet të qëndrojnë jashta arenave sportive.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *