Home / Lajme / Maqedoni / Vdekshmëri e lartë nga aksidentet (VIDEO)

Vdekshmëri e lartë nga aksidentet (VIDEO)

Tetovë, 13 tetor – Rritja e gjobave për shkeljet në komunikacion sipas njohësve të kësaj lëmie është si pasojë e rritjes së vdekshmërisë në aksidentet e trafiku, njofton Televizioni Koha.

Maqedonia, sipas tyre renditet në vendet që kanë vdekshmëri të lartë edhe atë brenda një viti 90 viktima në një milion banorë. Në vendet e zhvilluara vdekshmëria është 50 viktima në një milion banorë brenda vitit.

“Metodat e ndryshme edukative dhe përmirësuese nuk kanë dhënë sukses është i obliguar shteti të mendojë cka më tutje, sepse numri 90 është në shkallën e lartë të vdekshmërisë në Evropë mos të them edhe në shtetet më të prapambetura. Një ndër metodat është metoda ndëshkuese e cila është ndër metodat më të këqija, më jopopullore, me të cilat shteti mundohet të vendon rregull në këtë sferë. Rritja e dënimit deri 500 euro ata të cilët tejkalojnë shpejtësinë 50 km në orë, nuk shoh se duhet të jetë problematike për popullatën. Kjo është për ata persona të cilët me të vërtetë nuk mund ta kontrollojnë veten”
Sipas profesorit Vullnet Palloshi, vozitësit duhet tëjenë më të kujdesshëm kur janë duke qarkulluar në vende të banuara pasi që rrezikojnë veten e tyre dhe të tjerëve, transmeton Televizioni Koha.

“Njeriu normal në qytet nëse është e lejuar të vozis 50 të vozis në 100 është element që është i rrezikshëm për të gjithë rrethin jo vetëm për vete, sepse ai vë në rrezik jetën e këmbësorëve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në komunikacion. Disa shtete kanë edhe metoda të tjera që rregullojnë këtë kategori, p.sh përveç marrjes së lejes së qarkullimit për një periudhë për shkelje si vozitje me shpejtësi, vozitje në gjendje të dehur, personi në fjalë dërgohet edhe në psikiatër”, thotë Palloshi, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe, kohë më parë në një anketë të Televizionit Koha, qytetarët janë shprehur se dënimet e larta në komunikacion nuk janë për të edukuar vozitësit por për të mbushur arkën e shtetit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *