Home / Lajme / Rajon / VLAN mbledhë nënshkrime për thirrje të seancës

VLAN mbledhë nënshkrime për thirrje të seancës

2 tetor-“Sot do të duhej që sipas rregullave dhe procedurave të mbahet seanca e thirrur nga kryesuesja. Ne sot si shumicë kemi ardhur këtu edhe pas njoftimit të mbrëmshëm për të treguar se është hera e dytë që shtyhet seanca në mënyrë të padrejte duke shkelur Kushtetutën. Është bërë një veprim, i cili ka shkel rregullat e seancës. Bëjmë thirrje që të vazhdojmë seancën”, ka theksuar Limaj.

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova ka një jetë parlamentare, e cila ishte shembull për të tjerët, por ka edhe procedura.

Sipas tij, të gjithë e dimë se seancën plenare e shtyjnë vetëm deputetët dhe askush tjetër.

Ai ka vlerësuar se është bërë një veprim, i cili ka shkel rregullat e seancës.

“Sot do të duhej që sipas rregullave dhe procedurave të mbahet seanca e thirrur nga kryesuesja. Ne sot si shumicë kemi ardhur këtu edhe pas njoftimit të mbrëmshëm për të treguar se është hera e dytë që shtyhet seanca në mënyrë të padrejte duke shkelur Kushtetutën. Është bërë një veprim, i cili ka shkel rregullat e seancës. Bëjmë thirrje që të vazhdojmë seancën”, ka theksuar Limaj.

Ai ka shtuar se qëllimi i këtij takimi nuk ka qenë tjetër vetëm se shprehjen e vendosmërisë së Bllokut.

“Jemi te bindur që shumëkush ka pritur të bëjmë këtu revolucion. Këtu jemi sot si shumicë, jemi 63 deputetë. Shumica e cila përfaqëson pjesën më të madhe të popullit. Kosova ka shumë nevojë të themelojë organet shtetërore. Ne do ta zgjidhim këtë situatë, sipas ligjit dhe rendit kushtetues. Ne do te kemi një qeveri të shumicës”, ka thënë Fatmir Limaj. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *