Home / Lajme / Maqedoni / Vrapçisht:14 vjeçari shkel për vdekje të moshuarin (VIDEO)

Vrapçisht:14 vjeçari shkel për vdekje të moshuarin (VIDEO)

Gostivar, 06 tetor – Është kryer hetim më urdhër të prokurorit publik dhe pjesëmarrje të ekipit policor nga stacioni Gostivar. I mituri është arrestuar dhe biseduar me të në stacionin policor në Gostivar me ç`rast janë thirrur edhe prindërit ndërsa vetura është marrë për hetim të mëtutjeshëm, njofton policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sot rreth orës 6 të mëngjesit në hyrje të fshatit Vrapçisht në Gostivarë është gjetur trupi i pajetë i 70 vjeçarit (B.A) nga ky fshat, njofton Televizioni Koha.

” Trupin e pajetë e kanë gjetur polic të stacionit policor Galatë dhe menjëherë kanë thirrur ekipin mjekësor të cilët pas arritjes në vendngjarje vetëm kanë konstatuar vdekjen e tij. Pak kohë më vonë në lagjen “Dutllok” është gjetur vetura xhip Shiroko me regjistrim të Gostivarit e drejtuar nga 14 vjeçari nga fshati Negotinë, për të cilin dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në aksident gjegjësisht ka goditur për vdekje 70 vjeçarin nga Vrapcishti. Është kryer hetim më urdhër të prokurorit publik dhe pjesëmarrje të ekipit policor nga stacioni Gostivar. I mituri është arrestuar dhe biseduar me të në stacionin policor në Gostivar me ç`rast janë thirrur edhe prindërit ndërsa vetura është marrë për hetim të mëtutjeshëm, njofton policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Janë zbardhur të gjitha detajet rreth këtij rasti njofton policia e Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *