Home / Lajme / Rajon / Zhbogar: Kriza politike prek marrëdhëniet Kosovë-BE

Zhbogar: Kriza politike prek marrëdhëniet Kosovë-BE

21 tetor-Këtë e bëri të qartë shefi i zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të hënën pas një takimi të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ngërçi politik në vendin tonë që po zgjatë që pesë muaj, ka nisur të prekë marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian (BE).

Këtë e bëri të qartë shefi i zyrës se BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të hënën pas një takimi të zhvilluar prapa dyerve të mbyllura me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

“Misioni im mbetet të promovoj interesat e BE-së në Kosovë dhe të shtyj përpara marrëdhëniet mes BE dhe Kosovës, që janë bërë mjaft mirë vitet e kaluara, por vonimi i ndërtimit të institucioneve po nis të ketë ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”, ka thënë ai, duke shtuar se kështu nuk shkon më.
Sipas tij, koha po kalon dhe se BE-ja nuk mundet t’i kryejë punët e politikanëve kosovarë.
“Zgjidhja duhet të gjendet nga vetë kosovarët”, është shprehur Zhbogar.

Ai ka përkujtuar qëndrimin aktual të BE-së se nuk do të përzihet në situatën e krijuar politike në vendin tonë. Gjithashtu ua ka kujtuar klasës politike të Kosovës edhe votat që i kanë marr nga populli.
“Udhëheqësit politikë kanë marr përgjegjësi prej votuesve”, ka thënë ai. /Tribuna/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *