Home / Lajme / Rajon / Zyrtarët e AAK-së nuk komentojnë deklaratën e shefit: Ka folur Ramushi!

Zyrtarët e AAK-së nuk komentojnë deklaratën e shefit: Ka folur Ramushi!

21 tetor-Ky përkufizim, është kuptuar edhe nga partitë e mbledhur në koalicionin pas zgjedhor, në përbërje, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, si mundësi për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, krahas PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Ndonëse ka deklaruar se nuk ka fuqi në botë që mund t’i detyrojë që të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike Kosovës (PDK), i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nuk e ka mohuar mundësinë e takimit me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, takim për të cilin Haradinaj insistonte se nuk është i nevojshëm.

Se a është kjo deklaratë indicie se është “zbutur” blloku VLAN, nuk ka folur asnjëri nga zyrtarët e partisë së kryeministrit të nominuar nga blloku VLAN.

Të kontaktuar nga Telegrafi, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar t’i komentojë deklaratat e shefit të partisë.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmeti Isufi, ka thënë se për këtë çështje mund të flas këshilltari i Haradinajt, Avni Arifi.

Ndërsa, pasi që Telegrafi e ka pasur të pa mundshme që të kontaktojë më Avni Arifin, pasi që ai ishte jashtë vendit, është kontaktuar sekretari i AAK-së, Burim Ramadani.

“Komenti” i vetëm i tij ka qenë “skam koment”. “Ka folur Ramushi”, ka shtuar Ramadani.

Ndryshe, dje të (hënën) grupet parlamentare nga radhët e minoriteteve, kanë kërkuar nga Presidentja Atifete Jahjaga që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime rreth nenin 127 të aktgjykimit të shpallur rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Në atë nen, Kushtetuesja kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Ky përkufizim, është kuptuar edhe nga partitë e mbledhur në koalicionin pas zgjedhor, në përbërje, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, si mundësi për të propozuar kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, krahas PDK-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Në anën tjetër, sqarimi i nenit 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për postin e kryetarit të Kuvendit, mund të jetë vendimtar për fatin e rishikimit të marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe AAK-së, partisë Nisma dhe Vetëvendosjes.

Blloku i këtyre partive, ka shfrytëzuar një kartë rezervë, duke i inkurajuar minoritetet që të kërkojnë, qoftë vet apo përmes presidentes sqarime rreth nenit 127 të aktgjykimit të Kushtetueses. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *