Home / Lajme / Maqedoni / 102 – vjetori i Ditës së Flamurit

102 – vjetori i Ditës së Flamurit

28 nëntor-Me rastin e Festës së Flamurit, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet koncert nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit, festa do të vazhdojë me Ansamblin “Emin Duraku”, këngëtarët Beni Ajrullahu, Irena Toqi, DJ Leerik dhe Ilir Shaqiri

Në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni sot shënohet 102 vjetori i Ditës së Flamurit, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore e politike.
Me rastin e Festës së Flamurit, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, do të mbahet koncert nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Çairit, festa do të vazhdojë me Ansamblin “Emin Duraku”, këngëtarët Beni Ajrullahu, Irena Toqi, DJ Leerik dhe Ilir Shaqiri.

Ndërkohë në Tetovë, do të mbahet akademi solemne me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit kombëtar, ndërsa në Gostivar, Qendra për Kulturë në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, organizon manifestime festive duke i përfshirë shkollat tetëvjeçare të komunës.

Gjithashtu me rastin e Ditës së flamurit shqiptar – 28 Nëntori, do të promovohen librat “Rilindasit shqiptarë” të autores prof. Gordana Sinadinovska dhe “Shqiptarët ortodoks në RM” të autorit prof. dr. Branko Sinadinovski.

Manifestime të shumta pritet të mbahen edhe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur shumë flamuj, ndërsa ndërtesat e afërta janë pajisur me zbukurime të ndryshme.

Zyrtarët e lartë të qeverisë së Shqipërisë në Vlorë do të vendosin kurora në Monumentin e Pavarësisë.
28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemali në Vlorë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *