Home / Lajme / Rajon / 200 mijë njerëz në shesh kundër Edi Ramës

200 mijë njerëz në shesh kundër Edi Ramës

22 nentor – Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se ne shesh jane 200 mijë protestues dhe i ka bër apel Ramës të dalë andej nga është fshehur e të dëgjojë popullin e tij.

Mijëra vetë të ardhur nga gjithë Shqipëria e të mbledhur bashkë në shesh para kryeministrisë, me thirrje kundër qeverisë dhe Ramës, ndërkohë që vetë kryeministri ndodhej në ceremoninë për celjen e bunkerit të diktaturës.

Kjo turmë njerëzish të revoltuar me politikat e ndjekura duket se shkakton vërtetë frikë.

Kreu i qeverisë Edi Rama në orën 11.00 u fut në bunkerin antiatomik të kohës së diktaturës komuniste, për ceremoninë e çeljes së tij për publikun, ndërkohë që sheshi para godinës së Kryeministrisë ishte tejmbushur me protestues thërritur nga PD-ja, kundër rritjes së taksave, papunësisë e varfërisë.

Kryeministri Rama ka qenë i shoqëruar nga ministra të kabinetit, ambasadori amerikan dhe ai italian në vendin tonë, në një ceremoni që zgjati edhe ndërsa jashtë bunkerit, mu në qendët të Tiranës, poshtë zyrës së tij, shqiptarët i drejtoheshin me thirrje për largim.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se ne shesh jane 200 mijë protestues dhe i ka bër apel Ramës të dalë andej nga është fshehur e të dëgjojë popullin e tij.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *