Home / Lajme / Maqedoni / Ademi:Kuvendi zgjedhor i degës së Tetovës më 30 nëntor

Ademi:Kuvendi zgjedhor i degës së Tetovës më 30 nëntor

26 nëntor-Edhe përskaj kësaj, mediat deri më tash kanë raportuar situatë të tensionuar në zgjedhjet për kryetarë dege të BDI-së në Tetovë mes krahut të Abdilaqim Ademit dhe Hazbi Likës. Pretendent për këtë post janë Teuta Arifi, Resi Abdurahmani dhe Hisen Xhemaili.ë

Bashkimi Demokratik për Integrim të dielën më 30 nëntor do të mbajë Kuvendin e tretë zgjedhor të degës së kësaj partie në Tetovë. Kuvendi i degës së Tetovës, do numërojë 120 kuvendarë të dalë nga 29 Kuvende zgjedhore të Këshillave vendor. Si që infrmon për Aktuale.mk, koordinatori i zgjedhjeve për degën e Tetovës, Xhevat Ademi kanë përfunduar zgjedhjet në 29 Këshillat vendor. “Në një atmosferë korrekte, fer dhe garë konkurruese, me prurje cilësore, Kuvendi i degës së Tetovës i ka të gjtiha shanset të zgjedh më të mirët në organet drejtuese të degës. Do zgjedh kryetarin e degës, kryesinë e degës dhe Këshillin mbikëqyrës të degës”, tha për Aktuale.mk, Ademi. “Sipas statutit të BDI-së, neni 40 alineja 1, të 78 kuvendarët që dalin nga Kuvendet zgjedhore të Këshillave vendor mund të pretendojnë për post të kryetarit të degës nëse i propozon kryetari i partisë dhe i voton Kuvendi”, vijon në prononcimin e tij, Ademi i BDI-së. Ndryshe, Kuvendi i tretë i degës së kësaj partie në Tetovë do të mbahet në Restorantin “Ara” të dielën në ora 14.Edhe përskaj kësaj, mediat deri më tash kanë raportuar situatë të tensionuar në zgjedhjet për kryetarë dege të BDI-së në Tetovë mes krahut të Abdilaqim Ademit dhe Hazbi Likës. Pretendent për këtë post janë Teuta Arifi, Resi Abdurahmani dhe Hisen Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *