Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Hysa diskutojnë kalimin e kufirit me letërnjoftime

Ahmeti dhe Hysa diskutojnë kalimin e kufirit me letërnjoftime

9 nëntor-Kreu i BDI-së ka theksuar rëndësinë që ka rruga midis Shkupit dhe Bllacës, kalimi i kufirit me letërnjoftime nga qytetarët e dy vendeve, por edhe vendosja e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore si dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në Tetovë Ambasadorin Republikës së Kosovës në Maqedoni, Z. Ylber Hysa.
Ahmeti dhe Hysa gjatë takimit kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe në Kosovë, bashkëpunimin midis Prishtinës dhe Shkupit si dhe për projektet konkrete që do të afronin edhe më tepër qytetarët.

Kreu i BDI-së ka theksuar rëndësinë që ka rruga midis Shkupit dhe Bllacës, kalimi i kufirit me letërnjoftime nga qytetarët e dy vendeve, por edhe vendosja e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore si dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.

Nga ana tjetër ambasadori kosovar Hysa ka shprehur interesimin e palës kosovare që sa më shpejt të firmoset marrëveshje për kalim të kufirit me letërnjoftime dhe mirëpret synimin e qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë me shpresë që punimet të fillojnë sa më shpejt.

Gjatë takimit nuk është anashkaluar as ngërçi politik në Kosovë, me ç’rast Ahmeti uroi që liderët politik të Republikës së Kosovës të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt dhe gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *