Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi telegram ngushëllime (VIDEO)

Ahmeti dhe Thaçi telegram ngushëllime (VIDEO)

23 nëntor – Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitet 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006.

Krerët e dy partive më të mëdha politike shqiptare, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi, kanë dërguar telegram ngushëllimi pas vdekjes së ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni Petrit Bushati.

“Më lejoni që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe për familjen Bushati dhe diplomacinë shqiptare.Ambasadorin Bushati dhe familjen e tij, bashkë me nënë Dritën, i kam njohur qysh herët, në kohën kur zhvillonim aktivitete në ilegalitet të thellë dhe gjenim mbështetje të plotë tek familja Bushati.Një familje atdhetarësh e patriotësh që meriton mirënjohjen e të gjithë neve sepse ka dhënë kontribut të madh në ndihmë të aktiviteteve për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe në përgjithësi të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Bashkëndjej me dhimbjen e familjarëve dhe të gjithë dashamirëve të tyre që çmojnë lartë kontributin e madh të Ambasadorit Bushati dhe familjes së tij, ndërsa unë me mallëngjim do ti kujtoj ditët e vështira kur gjenim ngushëllimin në shtëpinë e familjes Bushati”, thuhet në telegram ngushllimin e kreut të BDi-së Ali Ahmeti, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka dërguar telegram ngushllimi me rastine ndarjes nga jeta të ambasadorit Petrit Bushati.

“Me keqardhje e pranuam lajmin për vdekjen e ambasadori shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati.Ndarja nga jeta e diplomatit Petrit Bushatit paraqet një humbje të madhe për të gjithë ne, për familjen, shoqërinë dhe politikën shqiptare. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta”, thuhet në telegram ngushëllimin e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi drejtuar Familjes Bushati, transmeton Televizioni Koha.

Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Maqedoni dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Diplomati me karrierë, Petrit Bushati u zgjodh ambasador i Shqipërisë në Shkup në pranverë të këtij viti.

Ndërkaq, Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitet 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017

Sulejman Mehazi Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *