Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadorin slloven

Ahmeti takoi ambasadorin slloven

6 nëntor-
Ky proces është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe për këtë edhe opozita duhet të kontribuoj në mbarëvajtjen e proceseve sepse ka përgjegjësi për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve. Prandaj, vendi i opozitës është në kuvend ku do të ofron pikëpamje konstruktive për të avancuar proceset në vend.

Sot në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti Ambasadorin e Slovenisë, Z. Branko Rakovec.Ambasadori Sloven shprehu interesim për zhvillimet politike në vend, integrimet EuroAtlantike, marrëdhëniet ndëretnike, raportin e progresit, si dhe për rolin e opozitës.Slovenia është mbështetëse e procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Interesi i Slovenisë është një rajon stabil, paqësor dhe i qëndrueshëm, ndërsa kjo arrihet nëpërmjet të proceseve integruese.Kryetari Ahmeti theksoi që Slovenia ka rol të rëndësishëm në rajon dhe kërkoi angazhim të drejtpërdrejt të autoriteteve Slovene në ndihmesë të integrimet të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.Kryetari Ahmeti vlerësoi se suksesi i këtij procesi ndikon edhe në relaksimin e marrëdhënieve ndëretnike sepse pritjet e qytetarëve për integrim EuroAtlantik janë të mëdha dhe çdo vonesë është shqetësuese.Ky proces është shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe për këtë edhe opozita duhet të kontribuoj në mbarëvajtjen e proceseve sepse ka përgjegjësi për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve. Prandaj, vendi i opozitës është në kuvend ku do të ofron pikëpamje konstruktive për të avancuar proceset në vend.Sa i përket raportit të progresit, Kryetari Ahmeti nënvizoi që vlerësimet e Bashkimit Evropian janë të drejta dhe që të gjithë bashkë duhet të angazhohemi për tejkalimin e mangësive të evidentuara.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *