Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti – Volers: Maqedoni stabile vetëm në NATO dhe BE

Ahmeti – Volers: Maqedoni stabile vetëm në NATO dhe BE

26 nëntor-Suksesi i këtij procesi ka ndikim të madh në kultivimin e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, por edhe në zbatimin e reformave në vend për ti arritur standardet ndërkombëtare dhe BDI është partnere e miqve ndërkombëtar në arritjen e këtyre synimeve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Poll Volers.
Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Amerikan biseduan rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, integrimet EuroAtlantike dhe kontestin e emrit, pjesëmarrësit në konfliktet e huaja, zgjedhjet brendapartiake si dhe për cështje të tjera të interest të përbashkët.
Në cdo takim me autoritetet amerikane, Ahmeti thekson rolin e pamohueshëm pozitiv dhe inkurajues të SHBAve në rajon, andaj edhe shpreh pritjet që ky vend I rëndësishëm të cilin e ze Amerika në vend dhe në rajon të shfrytëzohet për të tejkaluar pengesat që po qëndrojnë midis Maqedonisë dhe integrimit në NATO dhe në BE.
Rëndësia që BDI ia kushton procesit integrues EuroAtlantik është e jashtëzakontë dhe prioritare për arsye se vetëm një Maqedoni në NATO dhe BE mund të jetë një vend stabil, në paqë dhe i sigurt, me marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore.
Andaj, Kryetari Ahmeti konsideron që roli i SHBA në lehtësimin e arritjes së zgjidhjes midis Shkupit dhe Athinës është krucial dhe i domosdoshëm.
Suksesi i këtij procesi ka ndikim të madh në kultivimin e marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike, por edhe në zbatimin e reformave në vend për ti arritur standardet ndërkombëtare dhe BDI është partnere e miqve ndërkombëtar në arritjen e këtyre synimeve.
Bashkëbieduesit gjithashtu diskutuan edhe për zgjedhjet brenda BDIsë, me ç’rast Kryetari Ahmeti theksoi që çdo gjë po zhvillohet në kuadër të një debati demokratik dhe pret që procesi të përfundoj së shpejti.
BDI gjithashtu përkrah përpjekjet për parandalimin e pjesëmarrjes së luftëtarëve nga vendi në konfliktet e huaja.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *