Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Akoma ekziston gjyqësor selektiv

Ahmeti:Akoma ekziston gjyqësor selektiv

13 nëntor-Gjithashtu u fol edhe për luftëtarët e huaj në konfliktet në Siri dhe Irak, me ç’rast Kryetari Ahmeti tha që kjo nuk është agjendë e popullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon, por historikisht keqdashësit e mirëqenies së kombit tonë kanë investuar në frymëzimin e frymave radikale tek shqiptarët, por gjithnjë kanë dështuar sepse kombi jonë i përket Evropës dhe këtë përcaktim e ka trashëguar ndërbreza.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim pune në selinë e partisë në Tetovë Ambasadoren e Francës në Maqedoni, Zonjën Lorens Oer.Kryetari Ahmeti dhe Ambasadorja Oer diskutuan miqësisht rreth zhvillimeve politike në vend, rolit të opozitës në vend, amendamenteve kushtetuese si dhe për sundimin e ligjit në përgjithësi dhe rastin Monstra në veçanti. Kryetari Ahmeti shprehu brengosje për mungesën e agjendës nga opozita dhe theksoi që vendi i opozitës është në Kuvend. Bashkimi Demokratik për Integrim fton opozitën që të kthehet sepse tek ne do të gjejnë partner për qëndrimet konstruktive dhe politikat e dobishme. Bojkoti nuk është në favor as të LSDMsë, sepse nuk përfitojnë asgjë nga ky hap, por as të shtetit. Në lidhje me amandamentet kushtetuese, Kryetari Ahmeti vlerësoi dialogun që është hapur me institucionet Evropiane për ti përafruar qëndrimet drejt në pëlqyeshmërie të përbashkët për formën përfundimtare të amandementeve dhe kjo është mënyra më e mirë drejt arritjes së zgjidhjeve optimale për vendin.
Kryetari Ahmeti vijoi duke folur për faktin që akoma ekziston gjyqësor selektiv në Maqedoni dhe ky fakt po acarron marrëdhëniet ndëretnike në vend. Fatkeqësisht, akoma veprojnë edhe politikan me ngarkesa nga e kaluara. Gjithashtu u fol edhe për luftëtarët e huaj në konfliktet në Siri dhe Irak, me ç’rast Kryetari Ahmeti tha që kjo nuk është agjendë e popullit shqiptar në Maqedoni dhe në rajon, por historikisht keqdashësit e mirëqenies së kombit tonë kanë investuar në frymëzimin e frymave radikale tek shqiptarët, por gjithnjë kanë dështuar sepse kombi jonë i përket Evropës dhe këtë përcaktim e ka trashëguar ndërbreza.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *