Home / Lajme / Maqedoni / AKADEMINË SOLEMNE NË UEJL PËR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR

AKADEMINË SOLEMNE NË UEJL PËR FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR

28 nëntor-Duke valëvitur i lirë Flamuri kombëtar, që para njëqind e dy vjetësh, shqiptarët plotësuan kushtin e domosdoshëm për t’i hyrë rrugës së shtetndërtimit dhe të bërjes së aspiratave kombëtare realitet”, tha në Akademinë e sotme solemne në Universitetin e Evropës Juglindore, që u organizua me rastin e festës së shënuar të Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar, këshilltari i Rektorit, Demush Bajrami

“Nëntoret tona ngritën lart traditën e popullit tonë, duke çmuar, kështu, rolin e madh të atdhetarëve tanë drejt një zhvillimi të gjithanshëm të shoqërisë sonë. Kjo datë, tashmë e regjistruar në kalendarin e ngjarjeve ndër më të rëndësishmet të historisë sonë, është dita e Flamurit që padyshim shënon një fakt historik, shtetëror e kulturor me rëndësi kombëtare. Duke valëvitur i lirë Flamuri kombëtar, që para njëqind e dy vjetësh, shqiptarët plotësuan kushtin e domosdoshëm për t’i hyrë rrugës së shtetndërtimit dhe të bërjes së aspiratave kombëtare realitet”, tha në Akademinë e sotme solemne në Universitetin e Evropës Juglindore, që u organizua me rastin e festës së shënuar të Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar, këshilltari i Rektorit, Demush Bajrami.

Në referatin e, shefi i katedrës së Gjuhës dhe letërsisë shqipe, Zeqir Kadriu, ndërmjet tjerash tha: “Çdo popull e ka një simbol kombëtar, çdo popull e respekton dhe e mbron simbolin kombëtar, çdo popull e ka një histori për simbolin kombëtar. Po të rrallë janë popujt që simbolin kombëtar e kanë ngritur në kult kombëtar, të rrallë janë popujt që sakrifikojnë edhe jetën për të mos u përdhosur simboli kombëtar, të rrallë janë popujt që kanë një histori shumë të lashtë të simbolit kombëtar. Ne shqiptarët jemi ata që e mbajmë simbolin kombëtar në zemër e në shpirt edhe kur jemi të lirë, edhe kur kemi qenë të robëruar”.

Për këtë qëllim, u shfaq edhe filmi-dokumentar i përgatitur nga departamenti i Informimit dhe promovimit i UEJL, që ilustron momentet e valëvitjes së Flamurit kombëtar me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *