Home / Lajme / Maqedoni / Aksionet e DAP-it dhe policisë vazhduan mbrëmë në fshatrat Shqiptare

Aksionet e DAP-it dhe policisë vazhduan mbrëmë në fshatrat Shqiptare

13 nëntor-Aksioni i mbrëmshëm i Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me përkrahje nga forca të mëdha policore, u zhvillua kryesisht në komunat Gostivarit, Bogovinë, Vrapçisht

Pavarësisht debateve në qeveri, dhe kërkimit të përgjegjësisë, operacioni i inspektorëve të tregut dhe policisë speciale ka vazhduar mbrëmë në komunat Gostivarit, Bogovinës, Vrapçishtit duke përfshirë fshatrat si Gradec, Çajle, Forinë, Çegran etj. Banorët thonë se ndihen të nënçmuar, dhe të vendosur në shënjestër të terrorit maqedonas, duke theksuar se asnjë biznes maqedonas nuk kontrollohet.

Ashtu sikurse në komunën e Çairit,Kumanovës, Sarajit, Dibrës, Studeniçanit, inspektorët kanë penalizuar pronarët e bizneseve hoteliere, por edhe lokale e bastore, që nuk kanë arka fiskale dhe që nuk respektojnë ligjin kundër duhanit. Banorët janë pro respektimit të ligjit, por kundër pranisë së madhe të policisë speciale. Ata akuzojnë pushtetin për neglizhencë ndaj banorëve shqiptarë.

Aksioni i mbrëmshëm i Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me përkrahje nga forca të mëdha policore, u zhvillua kryesisht në komunat Gostivarit, Bogovinë, Vrapçishtit duke përfshirë fshatrat si Gradec, Çajle, Forinë, Çegran e të tjerë. Të dhënat e fundit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike tregojnë se nga data 4 deri më 12 nëntor, janë kontrolluar mbi 150 objekte prej të cilëve 58 kanë pasur parregullsi në punë. Ndërkohë, ende nuk është dhënë një raport financiar nga arkëtimi i shtetit, përmes gjobave të vendosura.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *