Home / Lajme / Maqedoni / Akuzë për vrasje ndaj të riut shqiptar, për vrasjen e të riut maqedonas

Akuzë për vrasje ndaj të riut shqiptar, për vrasjen e të riut maqedonas

12 Nëntor-Ngjarja tragjike ka ndodhur më 19 maj të këtij viti në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, kur në rrethana akoma të pasqaruara është therrë me thikë i riu maqedonas, ndërsa në vendin e ngjarjes ishin edhe babai i tij dhe nga ana tjetër 19 vjeçari shqiptar Naser. E nga Gërçeci i Sarajit të Shkupit

Prokuroria Themelore e Shkupit ka ngritur akuzë kundër të 19 vjeçarit Naser Eshtrefi nga Gërçeci i Shkupit, i dyshuar për vrasjen e maturantit maqedonas Angel Petkovski, një vrasje me shumë paqartësi dhe dilema që ndodhi pasditën e 19 majit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Sipas atakuzës së ngritur, i riu shqiptar dyshohet për vrasje, por edhe për grabitje, ka raportuar Kanal5.

Sipas versionit të prokurorisë, Angel Petkovski është therrë me thikë nga i riu shqiptar.

Versionet e ndryshme për vrasjen

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 19 maj të këtij viti në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, kur në rrethana akoma të pasqaruara është therrë me thikë i riu maqedonas, ndërsa në vendin e ngjarjes ishin edhe babai i tij dhe nga ana tjetër 19 vjeçari shqiptar Naser. E nga Gërçeci i Sarajit të Shkupit.

Avokati mbrojtës i të riut shqiptar, Rubin Dvojakov ka theksuar për portalin “portalb’ se procedura e hetimeve është vonuar dhe se si shkas i kësaj siç mësohet ka qenë thika që ka lënë për vdekje të riun maqedonas, dhe e cila nuk ishte gjetur.

“Jemi në procedurë, tani është radha jonë të dërgojmë argumentet dhe provat” ka theksuar avokati Dvojakov.
Thika e zhdukur nga vendi i ngjarjes është një nga provat kryesore dhe se janë shfaqur dyshime të mëdha për humbjen e saj në vendin e ngjarjes ku ndodhi tragjedia, edhe pse MPB që në ditën e krimit kishte nisur kërkime me forca të mëdha policore në një perimetër të gjërë në lokalitetin kur kishte ndodhur ngjarja.

Kësaj vrasje i kanë paraprirë spekulime dhe informacione të ndryshme, ndërsa shumica e mediave maqedonase kanë raportuar njëanshëm duke dhënë versionin e shpalljes së të riut shqiptar si autor i krimit. Si shkas i tërë incidentit tragjik ishte se tentimi për grabitjen e një biciklete në oborrin e viktimës nga ana e të riut shqiptar.
Viktima dhe prindi i tij siç thuhej nga burime mediave dhe policore maqedonase, pasi që kanë hetuar të riun shqiptar në rrugën afër shtëpisë së tyre me pretendimin se po tentonte të grabiste bicikletën, ata janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes me makinë, ata kanë arritur që të ndalojnë të riun shqiptar pranë një ure në afërsi të Spitalit privat të syve në dalje të lagjes Gjorçe Petrov, që lidhet me Sarajin. Këtu ka nisur edhe rrëmuja dhe ka ndodhur tragjedia, ku ka mbetur i therrur maturanti maqedonas Angel Petrov.

Portali “Maktel” kohë më parë kishte shpalosur pohime shumë interesante se akti i vrasjes së maturantit ka qenë “akt vetëmbrojtjeje” dhe se “vrasësi është rrahur në mënyrë të egër më shkopinj bejzbolli”. Ky portal për këto pohime ishte thirrur në qytetarët të “Gjorce Petrovit” të cilët për shkaqe sigurie duan të mbeten anonim, por paralajmëron se “këto informacione janë të paverifikuara dhe si të tilla duhet të merren me rezervë”.

Policia asnjëherë nuk ka folur për këto fakte, duke theksuar se hetuesia duhet të jap fjalën e fundit. Vendimi për këtë vrasje pritet të jetë një sprovë tjetër për organet gjyqësore në Maqedoni.

Vrasja e të riut maqedonas nxiti protesta të dhunshme në këtë lagje, ku qytetarë dhe huliganë maqedonas thyen dhe dogjën prona dhe lokale të shqiptarëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *