Home / Lajme / Maqedoni / Alarmohet MPB-ja për deklaratën e UÇK-së

Alarmohet MPB-ja për deklaratën e UÇK-së

7 nëntor-“Granatat janë ekzaminuar, kemi kërkuar inçizimet nga objektet përreth. Procedurat paraprake ende po vazhdojnë. Çdo letër apo fakt i ri do të analizohet dhe do të shqyrtohet nga prokurori kompetent”, thanë nga zyra e Prokurisë Publike

Nga Zyra e Prokurorisë Publike për çështjen e një deklarate të sulmit ndaj qeverisë nga ana e UÇK-së, thanë se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim për të marrë përgjegjësinë për këtë sulm që ndodhi më 28 tetor. Aktualisht ende nuk ka të dyshuar për ngjarjen.

“Granatat janë ekzaminuar, kemi kërkuar inçizimet nga objektet përreth. Procedurat paraprake ende po vazhdojnë. Çdo letër apo fakt i ri do të analizohet dhe do të shqyrtohet nga prokurori kompetent”, thanë nga zyra e Prokurisë Publike.

Ministria e Brendshme tha se incidenti po hetohet në vazhdim, dhe se kanë nisur masa për të zbuluar, mesazhin elektronik dërguar nga e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare Kombëtare të cilët morën përgjegjësinë e sulmit ndaj qeverisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *