Home / Lajme / Maqedoni / Arifi përgatit terrenin për ndryshimin e emrave të shkollave

Arifi përgatit terrenin për ndryshimin e emrave të shkollave

18 nëntor- Një premtim për zgjidhje të këtij problemi, kohë më parë kishte dhënë edhe ministri i arsimit Abdilaqim Ademi. Pesë shkollat e mesme të Tetovës mbajnë emrat heronjsh apo veprimtarësh maqedonas që datojnë nga periudha e komunizmit

Kryetarja e Komunës Teuta Arifi tha se me ekipin e saj po punojnë dhe po përgatisin, siç tha ajo terrenin për ndryshimin e emrave. Por e para e Komunës së Tetovës nuk saktësoi se kur do të merr ndonjë iniciativë konkrete për këtë gjë dhe çfarë nënkupton me përgatitjen e terrenit.

“Përgjithësisht ne presim domethënë se cila do të jetë atmosfera dhe iniciativa që do të vinte nga vet institucionet. Megjithatë duhet pasur parasysh faktin që ato ndryshimet kërkojnë një shumicë të dyfishtë, dhe të vetëdijshëm për këtë sensibilitet kemi qenë më të kujdesshëm në deklaratat tona por ajo që mundë të them është se përgjithësisht në çdo vend por edhe në tërë shtetin emrat e institucioneve emrat e rrugëve duhet të reflektojnë përbërjen kulturore etnike fetare dhe pse jo edhe etnike të përbërjes së njerëzve që jetojnë aty”, deklaroi Teuta Arifi, Kryetare e komunës së Tetovës.
Një premtim për zgjidhje të këtij problemi, kohë më parë kishte dhënë edhe ministri i arsimit Abdilaqim Ademi. Pesë shkollat e mesme të Tetovës mbajnë emrat heronjsh apo veprimtarësh maqedonas që datojnë nga periudha e komunizmit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *