Home / Lajme / Maqedoni / Asani demanton Qamilin, aksioni nuk është i DAP-it, por i MPB-së

Asani demanton Qamilin, aksioni nuk është i DAP-it, por i MPB-së

7 nëntor-Qamili sot nuk deshi të komentonte akuzat e Hasanit rreth asaj se kush ka vendosur nxjerrjen e policisë speciale në terren. Ndërkohë, vërshimin e policisë në vendbanimet shqiptare e kritikoi dje edhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Ndërsa qytetarët ankohen për pjesëmarrje të panevojshme të policisë së armatosur rëndë, funksionarët shqiptarë ia hedhin fajin njëri-tjetrit lidhur me faktin se cili institucion ka porositur dërgimin e forcave policore në terren. Zv/drejtori i të ardhurave publike Argëtim Hasani thotë se drejtoria e tij nuk ka kërkuar asistencë policore siç theksonte zv/ministri i brendshëm Qamili. Përkundrazi, sipas Hasanit policia ka kërkuar prezencën e inspektorëve të Drejtorisë për të Ardhura Publike.

“Unë duhet ta demantoj zv/ministrin, sepse komplet aksioni bëhet me kërkesë të MPB-së. Ndoshta zëvendësi nuk e ka pasur atë informacion. Nuk ka pasur nevojë, mund ta them me shumë sinqeritet, inspektorët tanë i thirr MPB-ja, duhet të jeni kaq inspektorë, në këtë vend, i marrin dhe i çojnë, dhe i udhëzojnë në cilat vendbanime duhet të bëjnë kontroll. Askush nuk është kundër kontrolleve, njerëzit duhet të hyjnë në sistem, duhet patjetër të respektohen rregullat, por spektakle të tilla që i bën policia dhe që dëshiron të gjuan topin te Drejtoria, nuk është korrekt”, tha Argëtim Hasani, Zv/drejtor i DAP.

Zv/ministri Qamili tha dje se pjesëmarrjen e policisë e ka kërkuar Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Inspektorati i Tregut, ndërsa MPB-ja sipas tij, është e obliguar t’i sigurojë këto aksione.

“Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave publike ndërmerr aksione në vazhdimësi dhe ne do të vazhdojmë më kërkesë të Drejtorisë për të hyrave publike, ato kërkojnë asistencë nga MPB-ja dhe ne ju japim asistencë”, tha Zemri Qamili, Zv/Ministër i Brendshëm.

Qamili sot nuk deshi të komentonte akuzat e Hasanit rreth asaj se kush ka vendosur nxjerrjen e policisë speciale në terren. Ndërkohë, vërshimin e policisë në vendbanimet shqiptare e kritikoi dje edhe Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

“Ministria e ekonomisë por edhe unë si ministër jemi kategorik kundër këtyre aksioneve, dhe personalisht në sesionin e ardhshëm të Qeverisë do të kërkojë përgjegjësi nga ata që e kanë organizuar këtë aksion me arsye se ata të cilët kanë dyqane në Çarshinë e vjetër, me vite të tëra punojnë për zhvillim e bizneseve të tyre, dhe nëse atraksion kryesor i Republikës së Maqedonisë është Çarshia e vjetër ne nuk guxojmë si Qeveri por edhe si Ministri që me forca të mëdha të policisë të hyjnë të bëjnë aksione për kasa fiskale”, tha Bekim Neziri, Ministër i Ekonomisë.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nga ana tjetër, tha se bëhet fjalë për aksion të përbashkët e të koordinuar mes policisë, Drejtorisë për të Ardhurat Publike dhe Inspektoratit të Tregut. Megjithë pjesëmarrjen e madhe të policisë, në terren nuk u regjistrua rezistencë nga ana e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *