Home / Lajme / Maqedoni / Baleti i Tiranës performoi në Tetovë (VIDEO)

Baleti i Tiranës performoi në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 14 nëntor – Baleti modern edhe pse një gjini jo shumë prezente në skenën tetovare duket se ka rrëmbyer vëmendjen dhe interesin e publikut.

Një raport publik-artist i krijuar me shumë dashamirësi në performancën e parë të TKOB në Tetovë, e ka bërë këtë institucion që të rikthehet sërish në Tetovë. Sonte publiku ndoqi me shumë vëmendje interpretimin e shkëlqyer nga trupa e baletit Kombëtar të Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës. La Stravaganza & Table, dy shfaqe njëra pas tjetrës me një pushim të shkurtër 10-minutësh në mes, mbajtën publikun me një frymë. Kostumografia, lëvizjet koreografike, muzika dhe gjithçka tjetër përshkruanin më së miri të gjithë filozofinë e shfaqjeve ku në qendër ishte “robotizimi“ i njeriut dhe raportet e tij në një realitet gjithnjë e më të ftohtë. Prezenca e trupës së baletit të TKOB- ishte një nga kulminacionet më të bukura të manifestimit “Tetova Feston Nëntorin 2014“, ku një sërë aktivitetesh do ta pasojnë këtë manifestim në ditët në vijim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *