Home / Lajme / Maqedoni / Balli Kombëtarë Shqiptarë bën ”THIRRJE”

Balli Kombëtarë Shqiptarë bën ”THIRRJE”

16 nëntor-Partia Balli Kombëtar Demokrat është e bindur se, shoqëria jonë dhe ardhmëria e shtetit garantohen vetëm përmes njohjes së ndërsjellë, barazisë nacionale dhe vlerave që ofrojmë si parti politike për mirëqenjen e qytetarëve, zhvillimin ekonomik që ndërlidhet me mbështetjen dhe hapësirën e bizneseve

Në prag të festës së madhe kombëtare shqiptare, Ditës së Flamurit, Këshilli Iniciator për themelimin e Partisë Balli Kombëtar Demokrat në Maqedoni fton të gjithë shqiptarët, familjet tona, besimtarët, prijësit e bashkësive fetare shqiptare, intelektualët, artistët, akademikët, sportistët, deputetët shqiptar në Parlament, politikanët e spektrit të djathtë politik dhe të gjithë të interesuarit tjerë, që të festojmë bashkërisht dhe të bashkohemi me forcën e lirisë kombëtare brenda zemrave tona, rreth trashëgimisë tonë politike, vizionare, liridashëse, konservatore, demokratike dhe euroatlantike.

Shqiptarë!

Ju ftojmë të bashkohemi rreth iniciativës kombëtare e fisnike, rreth iniciativës për liri dhe demokraci euroatlantike shqiptare. Ju ftojmë të japim kontributin e përbashkët dhe Besën më të madhe që ka njohur historia politike shqiptare. Ju ftojmë të themelojmë së bashku, me ndjenjën e bashkimit në zemër, Partinë Balli Kombëtar Demokrat në Maqedoni. Njësoj si e kaluara, po ashtu edhe ardhmëria e shoqërisë sonë është e lidhur ngusht me përcaktimin e drejtë ndaj ofertës politike. Partia Balli Kombëtar Demokrat, si forcë politike përparimtare, liridashëse dhe me përcaktim të qartë politik euroatlantik, nuk do të lejojë asnjëherë që të ekzistojë kufiri ndarës mes shqiptarëve sa i përket përcaktimit politik kombëtar, për inkuadrimin dhe bashkimin e shqiptarëve në NATO dhe Bashkësi Europiane. Duhet t’a kuptojmë drejt si shoqëri e shekullit XXI, se kufijtë mes shqiptarëve nuk kanë asnjë vlerë të vetme. Koha e imponimeve politike nga kampi euroaziatik ka përfunduar me rënjen e murit ndarës në Berlin. Është koha që spektri politik në atdheun tonë të kuptoj më në fund, se shoqërisë dhe shtetit i nevojitet një president ose kryeministër shqiptar i propozuar nga Partia Balli Kombëtar Demokrat, i cili di, guxon dhe mundet të shpërndajë vlerën e lirisë për të gjithë qytetarët e vendit dhe të implementojë sa më parë në shoqërinë tonë, demokracinë e mirëfilltë euroatlantike. Maqedonia mund të mbijetojë vetëm si vend i inkuadruar në NATO dhe Bashkësi Europiane. Maqedonia mund të mbijetojë vetëm si shtet i qytetarëve të barabartë. Barazia nacionale nuk është mitologji e ditëve tona, ajo duhet të garantohet me Kushtetutën e vendit. Marrëveshja e Ohrit dështoi për shkak të trysnisë që ushtron politika euroaziatike në shoqërinë tonë. Për rrjedhojë, çdo reformë e axhendave të dyshimta nuk do të 15.11.2014 sjellë ndryshimin pozitiv. Përkundrazi, Partia Balli Kombëtar Demokrat është e bindur se, shoqëria jonë dhe ardhmëria e shtetit garantohen vetëm përmes njohjes së ndërsjellë, barazisë nacionale dhe vlerave që ofrojmë si parti politike për mirëqenjen e qytetarëve, zhvillimin ekonomik që ndërlidhet me mbështetjen dhe hapësirën e bizneseve, dialogun konstruktiv mes akterëve politik dhe zgjidhjen e problemeve që e mbajnë pezull inkuadrimin e vendit në NATO dhe Bashkësi Europiane Përpiloi për Këshillin Iniciator Arber Gashi, sekretar i përgjithshëm

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *