Home / Lajme / Maqedoni / BDI heq dorë nga kushtëzimi (VIDEO)

BDI heq dorë nga kushtëzimi (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – BDI-ja ka hequr dorë nga vendimi i mëhershëm i rishqyrtimit të pjesëmarrjen e saj në qeveri, pas 6 muajve, në rast të mos anëtarësimit të vendit në NATO.

Zv/kryeministri Musa Xhaferi thotë se nuk është në rregull që t’i vendosim ultimatum vetes, për procese kaq të vështira. Xhaferi shton se tashmë duhen qartë pengesat e anëtarësimit të vendit në NATO.

“Temat që janë kaq të ndjeshme dhe kanë një refleksion rajonal, Evropian por edhe më gjerë, nuk mund të kushtëzohen me 1, 6, apo 5 muaj. Ne në mënyrë konsekuente jemi përcaktuar dhe kemi punuar për këtë çështje. Ne të gjithë i dimë publikisht pengesat drejt anëtarësimit në NATO… nuk do të ishte në shërbim të kësaj çështje nëse ne e kushtëzojmë vetëm me muaj”, tha Musa Xhaferi, Zv/kryeministër.

I pyetur nëse një marrëveshje e re mes partnerëve të koalicionit për anëtarësimin e vendit në NATO, do të pasonte me zgjedhje të parakohshme parlamentare, Xhaferi theksoi se zgjedhjet e parakohshme nuk janë në të mirë të vendit.

“Nuk e besoj se ka rrethana dhe se do të ishte në interes të të gjithëve që vendi të çohet në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Musa Xhaferi, Zv/kryeministër.

Në muajin maj, BDI-ja tregoi kushtin e partisë për anëtarësim të vendit në NATO brenda 6 muajve, konkretisht në samitin e shtatorit, dhe atëherë BDI-ja do të njihte edhe legjitimitetin e presidentit Ivanov.

Ndërkohë në kongresin partisë, vetë Ali Ahmeti theksoi se BDI-ja, për kushtin e avancimit në rrugën e integrimeve euro-atlantike hiqte dorë edhe nga gjuha shqipe. Megjithatë, tani nga BDI-ja pranojnë se kushtëzimi nuk vlen kur bëhet fjalë për çështje madhore.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *