Home / Lajme / Maqedoni / Besimi për vizitë në PE dhe në Këshillin e Evropës në Strasburg

Besimi për vizitë në PE dhe në Këshillin e Evropës në Strasburg

26 nëntor-Zëvendëskryeministri për eurointegrime është parashikuar që vizitën ta fillojë me takime të ndara me shumë eurodeputetë, si Riçard Hovit, Alojz Petrle, Monika Makovej. Ai nesër duhet të takohet me raportuesin e PE-së për Republikën e Maqedonisë, Ivo Va

Zëvendëskryeministri për euro-integrime, Fatmir Besimi prej sot ndodhet për vizitë në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Vizita e Besimit përputhet me mbajtjen e Komitetit të 12-të të përzier parlamentar Republika e Maqedonisë-Bashkimi Evropian, i cili fillon pasdite në Parlamentin Evropian dhe do të zgjasë deri nesër në mesditë.

Zëvendëskryeministri për eurointegrime është parashikuar që vizitën ta fillojë me takime të ndara me shumë eurodeputetë, si Riçard Hovit, Alojz Petrle, Monika Makovej. Ai nesër duhet të takohet me raportuesin e PE-së për Republikën e Maqedonisë, Ivo Vajgël dhe me kryetarin e Komisionit për punë të jashtme elmar brok.
Pasdite Besimi, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë pranë Këshillit të Evropës, Petar Pop Arsov, do të pritet nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland. Në këtë takim pritet të bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sidomos të drejtave të minoriteteve, që nënkupton edhe zbatim konsekuent të aktvendimeve të Këshillit Evropian për të drejta të njeriut nga të gjitha vendet e KE-së, mes të cilave edhe Republika e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *