Home / Lajme / Maqedoni / Blloku opozitar nuk kthehet në kuvend

Blloku opozitar nuk kthehet në kuvend

4 nëntor-
Duke komentuar zërat se disa nga deputetët duan t’i japin fund bojkotit dhe të kthehen ne kuvend, partnerët e koalicionit ishin të prerë: “Vendimi i takimit të sotëm vlen për të gjithë!” Zaev gjithashtu theksoi se është i gatshëm të zhvillojë dialog me pushtetin për çështjet të ngritura prej kohësh nga opozita.

Opozita maqedonase çimentoi vendimin: “Nuk ka kthim në parlament!”. Vendimin e riafirmoi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me partnerët e koalicionit Andrej Zhernovski dhe Tito Petkovski. Zaev gjithashtu njoftoi se opozita nga nesër do të nis një tur për të zhvilluar takime të drejtpërdrejtë me qytetarët në mbarë Maqedoninë.

“Nuk ka kthim në parlament. Risi është se nga nesër fillojmë me tribuna në mbarë Maqedoninë. 16 qytete kemi përcaktuar; nesër jemi në Manastir, ku përfaqësuesit e opozitës dhe unë do të jem aty si përfaqësues i kryetarëve të partive, do të hapim debate me qytetarët për çështjet aktuale politike”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Duke komentuar zërat se disa nga deputetët duan t’i japin fund bojkotit dhe të kthehen ne kuvend, partnerët e koalicionit ishin të prerë: “Vendimi i takimit të sotëm vlen për të gjithë!” Zaev gjithashtu theksoi se është i gatshëm të zhvillojë dialog me pushtetin për çështjet të ngritura prej kohësh nga opozita.

“Temat rreth mediave, për kufizimin e aktiviteteve partiake nga ato shtetërore, tema e regjistrimit të popullsisë, pastrimit të listës zgjedhore dhe Kodit Zgjedhor si dhe qeverisë teknike”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Me vulosjen e vendimit për të mos u kthyer në kuvend, kryeparlamentarit Trajko Veljanovski i mbetet që më 10 nëntor, në afatin e fundit ligjor, të verifikojë dorëheqjet e deputetëve të opozitës, të cilët prej 6 muajsh tashmë bojkotojnë punën e këtij institucioni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *