Home / Lajme / Maqedoni / Buçkovski duhet ta vuajë dënimin me burg

Buçkovski duhet ta vuajë dënimin me burg

25 nëntor-Zoti Buçkovski ishte dënuar së bashku me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodije Stamboliski, për shkak të përfshirjes në blerjen dhe shitjen e pjesëve të përdorura për tanke, me ç’rast ishte vlerësuar se shteti është dëmtuar për 2.5 milionë euro.

Gjykata ka hedhur poshtë dje ankesën e ish-kryeministrit Vllado Buçkovski, për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg lidhur me rastin “pjesët për tanke”.
Zoti Buçkovski ishte dënuar së bashku me shefin e shtatmadhorisë së ushtrisë së Maqedonisë, Metodije Stamboliski, për shkak të përfshirjes në blerjen dhe shitjen e pjesëve të përdorura për tanke, me ç’rast ishte vlerësuar se shteti është dëmtuar për 2.5 milionë euro.

Mediat kanë raportuar se Buçkovski brenda tetë ditësh, pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm, duhet të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg.
Vllado Buçkovski më parë ka shërbyer si kryeministër dhe ministër i mbrojtjes.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *