Home / Lajme / Rajon / Burim Demolli vritet në Siri – hapet e pamja në Kolovicë

Burim Demolli vritet në Siri – hapet e pamja në Kolovicë

Lajmin e ka konfirmuar një kushëri i tij, i cili ka thënë se e kanë hapur të pamën dhe po i presin njerëzit.

Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës është vrarë në Siri.

Lajmin e ka konfirmuar një kushëri i tij, i cili ka thënë se e kanë hapur të pamën dhe po i presin njerëzit.

“Në Siri është vrarë. Ne e kemi hapur të pamën”, ka thënë një kushëri i Burim Demollit.

Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij.

Tash, në shtetin ku po bëhet luftë sektare kanë mbetur familja e Burimit.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk kanë dashur të flasin për këtë rast.

Sipas të dhënave të Policisë dhe organizatave të ndryshme janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak.

Deri më tash, afër 20 prej tyre e kanë humbur jetën./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *