Home / Lajme / Rajon / Clinton – Clarkut: Bëhu president i Kosovës!

Clinton – Clarkut: Bëhu president i Kosovës!

16 nëntor-Ndërkohë, duke folur për politikën ndaj Kosovës në atë kohë, Clark ka thënë se Presidenti Clinton i kishte thënë krahut ushtarak që nuk pajtohej me intervenimin në Kosovë që të paraqisnin kundërshtimet e tyre në Kongres dhe në publik. Udhëheqësi i fushatës për shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb këto ditë ka postuar në Twitter këtë foto pas çlirimit të Kosovës.

Në shënimin e përvjetorit të 10-të të Librarisë Presidenciale të Bill Clinton, ish-lideri amerikan ka bashkëbiseduar me ish-gjeneralin amerikan të NATO-s, Wesley Clark, për politikën e jashtme.

Dy personazhet e kohës së luftës së fundit kanë folur edhe për Kosovën.

Madje, Clinton e ka nxitur Clarkun të garojë për president të Kosovës, raporton Koha.net.

“Ende po pres që Gjenerali Clark të shkojë në Kosovë dhe të garojë për President atje”, ka thënë Clinton duke iu referuar popullaritet të gjeneralit këtu.

Ndërkohë, duke folur për politikën ndaj Kosovës në atë kohë, Clark ka thënë se Presidenti Clinton i kishte thënë krahut ushtarak që nuk pajtohej me intervenimin në Kosovë që të paraqisnin kundërshtimet e tyre në Kongres dhe në publik. Udhëheqësi i fushatës për shpëtimin e shqiptarëve nga gjenocidi serb këto ditë ka postuar në Twitter këtë foto pas çlirimit të Kosovës. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *