Home / Sport / CR7: Një rekord më shumë, por ishte i veçantë

CR7: Një rekord më shumë, por ishte i veçantë

Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatit Evropian (duke përfshirë fazat kualifikuese dhe ato finale), me golin që shënoi për kombëtaren e tij kundër Armenisë.

29-vjeçari është shprehur i emocionuar pas arritjes së një tjetër rekordi në karrierën e tij.

Portugezët mposhtën me vështirësi Armeninë me golin e vetëm të shënuar nga superylli i Real Madridit në minutën e 72-të dhe tash janë në vend të dytë në Grupin I me dy pikë më shumë se Shqipëria – njofton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, Ronaldo arriti në shifrën prej 23 golash në Kampionatin Evropian, një më shumë se danezi John Dahl Tomasson.

“Rekordi? Është edhe një tjetër. E dija se do të ndodhte, herët ose vonë”.

“Akoma kam edhe shumë ndeshje për të zhvilluar. Jam i lumtur, sidomos për faktin se e theva rekordin para tifozëve tanë. Është një moment i veçantë”, ka deklaruar Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *