Home / Lajme / Maqedoni / DAP dhe policia: Kontrollë në Ohër, Shkup dhe Strumicë

DAP dhe policia: Kontrollë në Ohër, Shkup dhe Strumicë

Shkup, 15 nëntor – Ministria e Brendshme njofton se në tre netët e fundit janë kryer gjithsej 67 kontrolle në objekte hoteleri në disa qytete të Maqedonisë.

Në aksionin e koordinuar të Drejtorisë për të Ardhurat Publike dhe Inspektoratit shtetëror të tregut, janë mbyllur 4 objekte prej të cilëve, njëri në Ohër ku ka pasur edhe prishje të rendit publik dhe qetësisë, si dhe tre lokale në Shkup. Shkelje në kompetencat e Drejtorisë për të Ardhura Publike janë regjistruar edhe në dy lokale në Strumicë.

Në këtë aksione, dënime për pirjen e duhanit, i cili është i ndaluar me ligj, kanë marrë 6 klientë dhe tre objekte hoteliere, në Negotinë, Kavadar dhe Berovë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *