Home / Lajme / Maqedoni / Deklaratë për përmirësimin e gjendjes së mediave

Deklaratë për përmirësimin e gjendjes së mediave

4 nëntor-Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Organizata joqeveritare Transparency International besojnë se kjo deklaratë do të ndikojë tek vetëdija qytetare, por edhe tek aktiviteti i autoriteteve.

Politika, të dalë në krahë të lirisë së shtypit, të bëhen reforma në gjyqësi, të rregullohet çështja e reklamave politike, si dhe gazetarët të raportojnë në mënyrë objektive. Për këtë u zotuan sot përfaqësues të mediave dhe sektorit civil në Maqedoni, gjatë nënshkrimit të një deklarate të iniciuar nga vetë punonjësit mediatik, për përmirësimin e klimës gazetareske në vend. Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Organizata joqeveritare Transparency International besojnë se kjo deklaratë do të ndikojë tek vetëdija qytetare, por edhe tek aktiviteti i autoriteteve.

“Për këtë deklaratë nuk morëm shembull nga asnjë dokument apo raport ndërkombëtar që do të thotë se kjo duhet të bëhet sot. Përkundrazi, kjo deklaratë buron prej nevojave tuaja, prej nevojave për rregullim shtesë në sferën e mediave. Qëllimi i deklaratës është që të promovohen principet dhe qëndrimet për realizim të lirisë së garantuar mediatike me Kushtetutë dhe Ligj”, deklaroi Sllagjana Taseva, kryetare e Transparency International.

“Unë mendoj se ne nuk kemi problem me qeverinë por me qytetarët. Nëse ne arrijmë që të ndikojmë tek vetëdija e qytetarëve duke i bindur se liria e shprehjes është liria e tyre, se nuk është vetëm liria e gazetarëve, unë mendoj se ata pastaj do të bëjnë presion tek qeveria. Sepse qeveritë zakonisht reagojnë kur ndjejnë se e kanë të rrezikuar votën e qytetarëve. Nëse ne arrijmë ti bindim qytetarët, ata do të veprojnë në mënyrë të domosdoshme, pasi në të kundërtën do të humbin votuesit”, u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.

Deklarata kërkon nga autoritetet që të heqin dorë nga presioni ndaj pronarëve të mediave dhe gazetarëve, të jenë transparent në punën e tyre si dhe të mos injorojnë apo ofendojnë mediumet dhe gazetarë të caktuar që janë kritikë. Kërkohen reforma thelbësore edhe të servisit publik, si dhe të rishikohen disa pjesë të Ligjit për Media. Nuk mungojnë as kërkesat e kamotshme për qasje pa pagesë tek informatat që ofron Regjistri Qendror, si dhe heqjen e gjobave të larta për ofendim dhe shpifje. Sa i përket konkurrencës, hartuesit e deklaratës thonë se pushtetarët duhet të angazhojnë mediat në mënyrë të barabartë për reklama të paguara politike. Tërë këto reforma sipas gazetarëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil, do e përmirësojnë imazhin e Maqedonisë para autoriteteve ndërkombëtare.alsat

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *