Home / Lajme / Maqedoni / Dibra në shënjestër të DAP-it dhe policisë

Dibra në shënjestër të DAP-it dhe policisë

Dibër, 10 nëntor – Forca të mëdha policore dhe inspektor të DAP-it ngjashëm si në Çair, Kondovë, Saraj, Tetovë dhe Gostivar, mbrëm kanë ushtruar kontrolle në shumë lokale në Dibër.

Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) dhe ata të Inspektoratit të Tregut të shoqëruar nga forca të mëdha policore, kanë vazhduar mbrëm në qytetin e Dibrës aksionin kundër pirjes së duhanit.

Forca të mëdha policore dhe inspektor të DAP-it ngjashëm si në Çair, Kondovë, Saraj, Tetovë dhe Gostivar, mbrëm kanë ushtruar kontrolle në shumë lokale në Dibër.
Aksioni ka për qëllim penalizmin e pronarëve të lokaleve që nuk kanë kasa fiskale dhe ku nuk respektohet ndalesa e duhanit.

Aksionet e kontrolleve shoqëruar nga forcat speciale të policisë janë kundërshtuar nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili ka paralajmëruar kërkimin e përgjegjësisë në seancën e qeverisë e cila pritet të mbahet ditën e martë më 11 nëntor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *