Home / Lajme / Maqedoni / Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

Dita botërore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve

19 nëntor-Në Republikën e Maqedonisë numri i rasteve të pedofilisë dhe përdhunim në familje është rritur, por sipas “Megjashit”, shumë nga viktimat nuk i paraqesin këto raste sepse kryesit më së shpeshti janë familjarë të afërt ose miq.

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” sot përfshihet në fushatën globale “19 ditë për parandalim kundër dhunës ndaj fëmijëve”, me çka do t’i shënojë Ditën botërore për parandalim të dhunës ndaj fëmijëve dhe Ditën botërore të fëmijës.
Dita botërore për parandalim nga dhuna ndaj fëmijëve – 19 Nëntori shënohet në 88 vende, ndërsa këtë vit “Megjashi” do të alarmojë për përkeqësim në gjendjen me dhunën ndaj fëmijëve. Theks i veçantë do të vendoset në parandalimin e varësisë dhe keqpërdorimit të substancave narkotike.
Në Republikën e Maqedonisë numri i rasteve të pedofilisë dhe përdhunim në familje është rritur, por sipas “Megjashit”, shumë nga viktimat nuk i paraqesin këto raste sepse kryesit më së shpeshti janë familjarë të afërt ose miq.
“Për ne, si Ambasadë e fëmijëve, brengosë fakti se në SOS telefonin për fëmijë dhe të rinj 0800 1 2222 marrim edhe telefonata në të cilat të mitur nën moshën 14 vjeçare lajmërohen si të dyshuar për keqpërdorim seksual të fëmijës. Keqpërdorimi seksual është veçanërisht traumatik për fëmijën dhe lë pasoja ndaj zhvillimit. Për këtë nevojitet që fëmijët të edukohen se si të veprojnë përderisa gjenden në situatë të rrezikshme dhe si të mbrohen nga keqpërdorimi i mundshëm. Parandalimi është forma më efikase në luftën kundër keqpërdorimit të fëmijëve”, kumtoi Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *