Home / Lajme / Maqedoni / Dita e çlirimit dhe okupimit të Tetovës (VIDEO)

Dita e çlirimit dhe okupimit të Tetovës (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – Për maqedonasit sot është 70 vjetori i ditës së çlirimit të qytetit të Tetovës kurse për shqiptarët është 70 vjetori i okupimit nga ushtria nacional çlirimtare.

19 nëntori zyrtarisht festohet si dita e çlirimit të Tetovës, por sipas disa historianëve kjo ditë paraqet të kundërtën për shqiptarët sepse në këtë ditë është bërë dorëzimi i pushtetit nga forcat e përbashkëta nacio çlirimtare tek ato serbo-sllave të cilët masakruan shqiptarët, njofton Televizioni Koha.

Ai më tej thekson se ngelet enigmë numri i të vrarëve dhe të masakruarve në ish objektin e Monopolit, kurse historianët duhet nëpër arkiva të gjurmojnë se sa shqiptarë u vranë atëherë, njofton Televizioni Koha.

Dyshohet se me qindra shqiptarë janë vrarë në objektin e monopollit në Tetovë me hyrjen e aradheve partizane në këtë qytet. Historianët nënvizojnë se partizanët kanë hyrë në Tetovë vetëm dy muaj pasi që ishin larguar forcat aleate të udhëheqëura nga gjermania dhe italia. Madje në këtë kohë u ekzekutuan edhe shumë pjesëtarë të Ballit kombëtarë. Deri më tash edhe pse disa herë është kërkuar që në objektin e ish monopollit të vendoset një bust për të masakruarit megjithatë deri më tash të gjitha iniciativat janë lënë në harresë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *