Home / Lajme / Maqedoni / Dita ndërkombëtare e diabetit (VIDEO)

Dita ndërkombëtare e diabetit (VIDEO)

Tetovë, 14 nëntor – Kryetari i grupit shkencor u shpreh se qëllimi është të sensibilizojmë qytetarët rreth kësaj sëmundje ndërsa sipas tij interesimi nuk është aq i madh sepse kjo është një metodë e re e punës duke dalë në teren për ti njoftuar njerëzit rreth sëmundjeve të ndryshme, njofton Televizioni Koha.

Studentët e mjekësisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës me rastin e ditës ndërkombëtare të diabetit në qendër të Tetovës kanë njoftuar qytetarët rreth sëmundjes së diabetit. Ata kishin vendosur broshura që qytetarët e interesuar kanë pasur mundësi që të njoftohen me këtë sëmundje, simptomat e saj, llojet e diabetit, si dhe parandalimin e kësaj sëmundje.

Albert Maqellara kryetar i grupit shkencor u shpreh se qëllimi është të sensibilizojmë qytetarët rreth kësaj sëmundje ndërsa sipas tij interesimi nuk është aq i madh sepse kjo është një metodë e re e punës duke dalë në teren për ti njoftuar njerëzit rreth sëmundjeve të ndryshme, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë rreth 347 milion qytetarë në të gjithë botën janë të prekur nga sëmundja e diabetit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *