Home / Lajme / Maqedoni / Do riaktivizohet procesi për deponinë rajonale (VIDEO)

Do riaktivizohet procesi për deponinë rajonale (VIDEO)

Gostivar, 14 nëntor – “Plani ynë është që në mbledhjen e ardhshme ne të realizojmë obligimin tonë ligjor për formimin e Këshillit Rajonal për mbeturina që është obligim ligjor të cilën rajoni ynë akoma nuk e ka realizuar dhe gjithsesi se për ne është me rëndësi të veçantë që sa më shpejtë ti rikthehemi dhe të riaktivizojmë procesin e deponisë rajonale që është një problem i rëndësishëm”, theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Këshilli i Rajonit të Planifikuar të Pollogut e mbajti mbledhjen e radhës në Gostivar. Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut diskutuan për temat që i tangojnë dhe i prekin çështjet rajonale. Për sa i përket problemit me deponinë rajonle, kryetarja e Këshillit të Rajonit të Planifikuar të Pollogut, Teuta Arifi tha se së shpejti do të riaktivizohet ky proces.

“Plani ynë është që në mbledhjen e ardhshme ne të realizojmë obligimin tonë ligjor për formimin e Këshillit Rajonal për mbeturina që është obligim ligjor të cilën rajoni ynë akoma nuk e ka realizuar dhe gjithsesi se për ne është me rëndësi të veçantë që sa më shpejtë ti rikthehemi dhe të riaktivizojmë procesin e deponisë rajonale që është një problem i rëndësishëm”, theksoi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Ajo më tej deklaroi se ky lloj i takimeve jashtë Qendrës së rajonit në të gjithë komunat e tërheq vëmendjen e opinionit dhe publikut për çështjet që janë të rëndësishme.

“Qëllimi i përbashkët është që të arrijmë ti forcojmë kapacitetet tona me qëllim që të arrijmë që të kemi sa më tepër projekte brenda rajonit dhe sa më tepër bashkëpunim jo vetëm ndërmjet institucioneve të komunave, në të njëjtën kohë të qytetarëve të cilët e ndajnë të njëjtën hapësirë i ndajnë të njëjtat shkolla. Në takimin e sotëm e kemi delikuencën e të miturve, Këshilli rajonal për delikuencë ka bërë një kërkesë për një paraqitje për sa i përket aspektit rajonal të punës së tyre. Kemi çështjen rajonale të Brigadave Kundër Zjarrit që është një temë për të cilën ka nevoje për diskutim të mëtejshëm, çështjet e ambientit dhe çështjet organizative brenda rajonit”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës, njëherit edhe kryetare e Këshillit të Rajonit të Planifikuar të Pollogut. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *