Home / Lajme / Maqedoni / Eko Guerila

Eko Guerila

28 nëntori-Por, kjo simbolikë nuk zgjati shumë, pasi aktivistë të Organizatës Joqeveritare Eco Guerilla, shpërndau para këtij tubimi, maska për pastrimin e ajrit, në shenjë revolte kundër vendimit pak kohë më parë, për shtyrjen e mbylljes së Jugokromit.

Komuna e Tetovës hodhi sot gurë-themelin e objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së qytetit. Në prani të kryetares Teuta Arifi, ishin edhe ministra dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë, në një akt që bartte simbolikën e gurë-themelit në ditën e pavarësisë. Por, kjo simbolikë nuk zgjati shumë, pasi aktivistë të Organizatës Joqeveritare Eco Guerilla, shpërndau para këtij tubimi, maska për pastrimin e ajrit, në shenjë revolte kundër vendimit pak kohë më parë, për shtyrjen e mbylljes së Jugokromit. Ministrat dhe politikanët e pranishëm i pranuan maskat, por asnjëri prej tyre nuk i vendosi. Pas kësaj, vazhdoi solemniteti i hedhjes së gurë-themelit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *