Home / Lajme / Maqedoni / Ekspeditat e inspektorateve dhe njësiteve speciale nëpër lokalet e Gostivarit

Ekspeditat e inspektorateve dhe njësiteve speciale nëpër lokalet e Gostivarit

Gostivar, 09 nëntor – Aksionet policore ne bashkpunim me Drejtorinë e të Hyrave Publike mbrëmë kanë vazhduar në Gostivar.Në fotografitë të shfaqura në rrjetet sociale dhe portale lokale shihet prania e “specialcave” brenda lokaleve, duke shqetësuar mysafirët, ku shihen familjarë e të moshuar.

Kontrollet e koordinuara të inspektorëve të shoqëruar nga njësitet speciale mbrëmë kanë vazhduar në Gostivar.

Inspektorë të Inspektoratit të Tregut dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) sërish janë futur nëpër lokale të shoqëruar nga njësitet për ndërhyrje të shpejtë.

Pjesëtarët e këtyre njësiteve kanë ndërhyrë sërish nëpër ambientet e brendshme të lokaleve, kryesisht restorante dhe kafeteri në këtë komunë, duke shqetësuar mysafirët e pranishëm.

Në fotografitë të shfaqura në rrjetet sociale dhe portale lokale shihet prania e “specialcave” brenda lokaleve, duke shqetësuar mysafirët, ku shihen familjarë e të moshuar.

Ekipet të shumta të njësiteve specialeve janë parë edhe të grumbulluara në grupe pranë shumë lokaleve.

Edhe përkundër reagimeve ndaj kësaj dukurie nga ana e ministrave dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë të partisë në pushtet BDI, po vazhdojnë aksionet dhe ekspeditat e tilla që ditëve të fundit nisën nga Likova, Kumanova, Shkupi, Saraji, Tetova, dhe duke vijuar në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *