Home / Lajme / Maqedoni / Festat e nëntorit me Futboll të vogël (VIDEO)

Festat e nëntorit me Futboll të vogël (VIDEO)

Tetovë, 21 nëntor – Komuna e Tetovës organizon një sërë manifestime gjatë këtij muaji që ndërlidhen me festat e nëntorit. Poashtu edhe ky turne ne futboll të vogël ka përafruar shumë institucione në Tetovë, ndërsa si bartës është NPK-ja, transmeton Televizioni Koha.

Në kuadër të manifestimeve me rastin e festave të nëntorit në organizim të Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, ka filluar turneu në futboll të vogël në mes institucioneve që veprojnë në territorin e Komunës së Tetovës si pjesë e agjendës “Tetova Feston Nëntorin” i organizuar për të dytin vit radhazi, transmeton Televizioni Koha.

Në hapjen solemne ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila theksoi se nëse komuna e Tetovës ka një rrëfim të suksesshëm atëherë ai rrëfim është për NPK-së si ndërmarrje e suksesshme.

“Komuna e Tetovës organizon një sërë manifestime gjatë këtij muaji që ndërlidhen me festat e nëntorit. Poashtu edhe ky turne ne futboll të vogël ka përafruar shumë institucione në Tetovë, ndërsa si bartës është NPK-ja. Kjo ndërmarrje është një rrëfim i suksesshëm në komunën e Tetovës pasi që siç dihet e gjetëm në një situatë shumë të vështirë dhe arritëm ta vendosim në binarë të normales”, tha Arifi, transmeton Televizioni Koha.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Xhelal Ceka është shprehur se ky turne organizohet në kuadër të festave të nëntorit.

Ndyrshe, në kuadër të këtyre festave janë organizuar shumë evenimente kulturore bartës e së cilave është komuna e Tetovës. Në këtë drejtim me rastin e ditës së alfabetit shqip është organizuar edhe akademia përkujtimore në bashkëpunim me shoqatën e pedagogëve, kurse në orët e mbrëmjes është mbajtur edhe ora letrare dhe shpallja e fituesve të konkursit për poezi dhe prozë kushtuar festave të nëntorit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *