Home / Lajme / Maqedoni / Filloi turneu memorial “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

Filloi turneu memorial “Arbën Xhaferi” (VIDEO)

Tetovë, 19 nëntor – Të martën mbrëma ka filluar turneu i dytë me radhë ndërkombëtar i futbollit të vogël “Arbën Xhaferi” nën organizim të departamentit të sportit në Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë që organizohen në kuadër të aktiviteteve për 13 vjetorin e themelimit të këtij institucioni arsimor, njofton Televizioni Koha.

Këtë vit në këtë manifestim sportiv marrin pjesë përfaqësuesja e futbollit të vogël të Kosovës, reprezentacioni i shqiptarëve të Maqedonisë, klubi futbollit Shkëndija dhe ekipi nikoqirë SEE Universiteti, njofton Televizioni Koha.

Në ceremoninë e hapjes të këtij aktiviteti në emër të rektorit të UEJL-së Zamir Dika foli Demush Bajrami i cili theksoi se koha kur u themelua Universiteti i Evropës Juglindore koincidon me një periudhë dramatike thyerjesh shoqërore e politike në Maqedoni.

Para të pranishmëve foli edhe bashkëveprimtari dhe bashkëmendimtar të doktrinës politike të Arben Xhaferi, Faik Mustafa i cili tha se është kënaqësi e veçantë të organizosh një manifestim kulturor e sportive siç është ky i sotmi nga UEJL që mbanë emrin e një figure të shquar të këtyre hapësirave Arbën Xhaferi, njofton Televizioni Koha.

Ndryshe pas hapjes solemne u zhvilluan edhe ndeshjet e eliminatore. Në ndeshjen e parë u përballën ekipi nikoqir SEE Universiteti me ekipin e Shkëndijës së Tetovës. Ndeshja në fjalë përfundoi me fitoren e nikoqirëve 6-5, ndërsa në përballjen e dytë përfaqësuesja e Kosovës dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë, fitues doli reprezentacioni i shqiptarëve të Maqedonisë me rezultat 3-2. Në finale do të luajnë SEE Universiteti – Reprezentacioni i Shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa për pozitën e tretë Shkëndija e Tetovës dhe Reprezentacioni i Kosovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *